
Seanca e Kuvendit u ndërpre nga kryeparlamentari Niko Peleshi me qëllim vendosjen e qetësisë pas debateve mes socialistëve e demokratëve që u paraprinë nga një deklaratë e Taulant Ballës për të cilën Peleshi nuk lejoi replikë.
“Nëse ka një fitore të këtyre protestave, është fakti se deri më tani paqësore, pa molotovë, pa dhunë dhe mbi të gjitha i morën sheshin atij atje, ia morën. Çdo të hënë me krushqit me 40-50 veta, ua morën.
Ti je humbësi i madh këtu Sali. Sa i përket amendamentit 17 të propozuar nga Deputetët e Gjelbër. Ju keni votuar kundër në PE, sepse partia Popullorë Europiane, ku merrni pjesë, votoi kundër. Po ashtu, edhe Partia Konservatore. Ne kemi votuar pro në PE, ju keni votuar kundër. Kjo është e vërteta”, u shpreh Balla.
Pasi nuk iu lejua replika Berishës, deputetët e PD u mblodhën para foltores ku po mbante fjalën deputeti Ardit Bido drejt të cilit u hodhën fjalë fyese nga Noka i cili u shpreh: O zoti Bideja.
Pas kësaj Peleshi ndërpreu seancën për 5 minuta pushim. Versus.al

