Deputetja Marjana Koçeku e cila doli nga grupi parlamentar i PS, ka reaguar sërish në rrjetet sociale, këtë herë lidhur me aksionin e zhvilluar verën e kaluar në Theth ku u shembën qindra objekte druri të ndërtuara kryesisht për turistët.
Duke kërkuar falje për faktin se nuk arriti të reagonte pasi ishte pjesë e PS, Koçeku shkruan se ato ditë kur ndodhen shembjet, kishte qarë më shumë se kur i ndërroi jetë i ati.
“I kërkoj falje prej zemre Thethit. Ajo ngjarje ka kenë ndër goditjet ma të mëdha emocionale që kam marrë n’jetën teme. Unë nuk kjaj, por njato ditë kam kja ma shumë se kur m’ka vdekë baba. Betohem në 7 shenjtorët që besoj ma shumë se tash kam me ju përfaqësue si duhet. S’ka me i fye kush ma ato male siç i kanë fye”- shkroi Koçeku. Versus.al

