
Partia Socialiste do të mbledhë këtë të shtunë qeverinë dhe grupin parlamentar në një takim të zgjeruar që do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, në orën 10:00.
Në njoftimin zyrtar drejtuar deputetëve dhe drejtuesve të grupit parlamentar thuhet se bëhet fjalë për mbledhjen mujore të zgjeruar të grupit parlamentar socialist, ndërsa axhenda e plotë pritet të shpërndahet në vijim.
“Përshëndetje! Ditën e shtunë, më 20.06.2026, në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave, do të zhvillohet Mbledhja Mujore e Zgjeruar e Grupit Parlamentar Socialist. Axhenda e mbledhjes do t’ju dërgohet në vijim”, thuhet në njoftimin e PS.
Ky takim vjen në një moment të ngarkuar politik, pas protestave të fundit në Tiranë dhe zhvillimeve në kampin socialist, përfshirë edhe largimin e deputetes Marjana Koçeku nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ku ajo tashmë vijon si deputete e pavarur.Versus.al

