POLITIKË /

Kuvendi miraton në parim me 84 vota Amnistinë, opozita bojkoton votimin. Në seancë i pranishëm dhe kryeministri Rama

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi përjashtimin e deputetit Agron Shehaj pas ndërhyrjeve të tij gjatë procesit të votimit dhe thirrjes drejtuar Ramës: Jep dorëheqjen.

Shkruar nga Versus

Kuvendi miraton në parim me 84 vota Amnistinë, opozita bojkoton

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në parim projektligjin për amnistinë penale duke siguruar 84 vota nga mazhoranca socialiste, pasi opozita nuk mori pjesë në votim.

Në seancë ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Seanca u zhvillua mes tensionesh dhe debatesh në sallë. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi përjashtimin e deputetit Agron Shehaj pas ndërhyrjeve të tij gjatë procesit të votimit dhe thirrjes drejtuar Ramës: Jep dorëheqjen.

“Vazhdoni në oborr me Tik-Tok-un tuaj. Te lulishtja”, i tha Peleshi-Shehajt ndërsa i njoftoi përjashtimin.

Projektligji për amnistinë penale do të vijojë procedurat parlamentare për shqyrtim të mëtejshëm në komisione dhe votim final.

Nga amnistia do të përfitojnë burrat që deri më 31 maj 2026 janë dënuar me vendim të formës së prerë deri në 3 vite burg ose u ka mbetur pa shlyer 3 vite, apo gratë që janë dënuar apo u ka mbetur pa shlyer 4 vite burg deri më 31 maj do të lirohen menjëherë.Versus.al

Poll