
Pasi qëndruan pranë godinës së Kuvendit duke thirrur "Opozitë e Shitur", dhe “Rama n’burg, Berisha n’burg”, qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë.
Një nga organizatorët e protestës, Arben Kola tha se qëndrimi i sotëm i protestuesve tek Kuvendi, ishte vetëm një paralajmërim dhe një test i vogël që ta kuptojnë këta horrat, se ne jemi çdo ditë të zgjuar dhe vigjilentë.
"Po presim momentin ashtu siç kanë bërë në Nepal dhe në Ukrainë, që i kanë hedhur në kosh dhe të rrimë rehat", tha ai.

