AKTUALITET /

Djali i tij i dënuar për 613 kg kokainë nga Kolumbia, SPAK kërkon pushimin e hetimeve për Selim Çekajn

Sipas SPAK, nuk provohet përfshirja e Selim Çekajt në veprimtarinë e trafikut të drogës nga Amerika Latine.

Shkruar nga Versus
Djali i tij i dënuar për 613 kg kokainë nga Kolumbia, SPAK
Arbër dhe Selim Çekaj

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme mbylljen e hetimeve për Selim Çekajn, babain e Arbër Cekajt i cili është i dënuar për trafikimin e 613 kg kokainë nga Kolumbia në Durrës që u sekuestruan në magazinat e kompanisë “Arbri Garden”.

Selim Cekaj u arrestua në vitin 2021 pasi në kontejnerët e kompanisë në emër të tij u gjetën 49 kilogramë kokainë. Ndërkohë aktualisht ndodhet pa masë sigurie. Sipas SPAK, nuk provohet përfshirja e Selim Cekajt në veprimtarinë kriminale të të birit.

Gjykata e Posaçme e ka shtyrë për në datë 27 dhjetor seancën ku do të merret vendimi mbi kërkesën e SPAK. Kjo është e dyta herë që kërkohet pushimi i hetimeve ndaj Selim Çekajt.

Djali i tij përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e trafikut të kokainës nëpërmjet kompanisë me fruta ekzotike. Më herët Arbër Çekaj ka tentuar arratisjen nga burgu 313 dhe për këtë arsye ministria e Drejtësisë kërkoi futjen e tij në regjimin “41 biss”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: