
Prindërit e Nertil Buzit, 35 vjeçarit që mëngjesin e sotëm vrau ish-vjehrrin Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-të fejuarën e tij, kanë akuzuar familjen e vajzës për konfliktin mes të rinjve.
Sipas prindërve të autorit, shkak për përplasjen ka qenë shuma e parave që Nertili kishte dërguar nga Anglia në llogari të vajzës gjatë kohës që ishin të fejuar. Ata thonë se djali i tyre kishte kërkuar t’i kthenin paratë, por familja e vajzës nuk kishte pranuar.
Ndërkohë, ata shprehin keqardhje të thellë për ngjarjen e rëndë dhe humbjen e jetës së ish-vjehrrit, ndërsa i bëjnë thirrje publike djalit të tyre që të dorëzohet tek autoritetet dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër që mund të rëndojë edhe më tej pasojat e kësaj ngjarjeje. Versus.al


