Elbasan- Prokuroria dhe policia kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në 14 banesa të personave që kanë lidhje me inceneratorin. Mësohet se kontrollet po kryhen në kuadër të hetimeve për shpërdorim detyre.
Hetimet kanë nisur më shumë se 1 vit më parë ndaj zjarrvënësve pasi fusha e mbetjeve u përfshi nga flakët në korrik të vitit 2024, por mesa duket vetëm pas kaq kohësh prokuroria ka arritur të gjejë elemente të shpërdorimit të detyrës.
Edhe këtë vit, në nisje të korrikut fusha e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit që supozohet të merrej me trajtimin e tyre, u përfshi nga flakët duke ndotur me tym toksik gjithë qytetin dhe fshatrat përreth për 6 ditë me radhë.
Prokuroria bëri me dije për Versus.al se kishte nisur hetimet për zjarrvënie të qëllimshme, por theksoi se nuk kishte persona konkretë të hetuar. Versus.al







