Tropojë- Një 26 vjeçar me inicialet F.T ka humbur kontaktet me familjarët e tij që prej ditës së djeshme. Në njoftimin e bërë, policia thotë se kanë qenë të afërmit e 26 vjeçarit ata të cilët kanë vënë alarmin në polici për humbjen e tij.
Mësohet se i riu Florjan Tabaku, ka qenë duke mbledhur gështenja në vendin e quajtur “Kamenicë”. Ai ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij, ndërkohë që ka humbur kontaktet me këtë të fundit.
“Sot, në Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë kallëzuar familjarët e shtetasit F. T., 26 vjeç, banues në Bajram Curri, se dje, 26-vjeçari, gjatë kohës që ka qenë duke mbledhur gështenja bashkë me nënën e tij, në vendin e quajtur “Kamenicë”, është larguar dhe ka humbur kontaktet me të”, thuhet në njoftimin e policisë. Versus.al