AKTUALITET /

Doli nga arresti shtëpiak dhe hiqej si agjent imobilar, të riut i gjendet pistoletë në mjet

I arrestuari akuzohet se ka mashtruar edhe një grua duke i marrë para për t'i gjetur një banesë me qira.

Shkruar nga Versus

Doli nga arresti shtëpiak dhe hiqej si agjent imobilar, të riut i

Tiranë- Një 34 vjeçar me inicialet A.G është arrestuar nga forcat “Shqiponja” mbrëmjen e djeshme pasi është kapur teksa qarkullonte me pistoletë në automjet në rrugën “Kastriotët”.

I riu ishte akuzuar nga një grua për mashtrim e cila kishte denoncuar se i kishte dhënë atij një shumë parash pasi i ishte prezantuar si agjent mobilar për t’i gjetur një banesë me qira.

Pas arrestimit, u zbulua se 34 vjeçari ishte nën masën e arrestit shtëpiak për dhunë në familje. Policia sekuestroi armën sportive dhe një palë targa të vjedhura. Versus.al

Poll