AKTUALITET /

Dosja 5D/ Shiti për 75 lekë kompaninë që vlente miliona, Eduart Meta: Doja ta hiqja! Ja sesi i njoh Redi Mollën e Qaton

Shkruar nga Versus
Dosja 5D/ Shiti për 75 lekë kompaninë që vlente miliona,
Mariglen Qato, Redi Molla të pandehur për 5D

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca ndaj të pandehurve për dosjen e abuzimit me tenderat e bashkisë, të njohur ndryshe si “5D” ku të pandehur janë: Redi Molla, Taulant Tusha, Mariglen Qato- ish-drejtorë si dhe ish-zyrtarët Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Jaku, Nestor Muhametllari.

Në seancë po dëshmojnë dëshmitarët, disa prej të cilëve të përfshirë direkt ose indirekt gjatë veprimeve hetimore të SPAK. Fillimisht ka dëshmuar Eduart Meta, i cili rezulton të ketë qenë pronar i ‘5 D construction’ e regjistruar si “Igor Electric”, kompani e cila ka përfituar një sërë tenderash nga bashkia e Tiranës.

I pyetur nga prokurori i SPAK Klodian Braho për detajet lidhur me dyshimet se ish-drejtori i bashkisë Redi Molla ishte pronar defacto i kësaj kompanie, Meta tha se ai kishte përgatitur vetë të gjithë dokumentacionin e regjistrimit dhe më pas ka qenë person i vetëm i punësuar duke kryer instalime të ndryshme.

Sa i takon dyshimeve të ngritura për faktin se e kishte shitur kompaninë për vetëm 75 lekë të reja tek Muhamet Petriti, i cili rezulton të jetë vjehrri i Alfred Qatos, vëllait të Mariglen Qatos, Eduart Meta u shpreh se ishte i lodhur nga kompania dhe se qëllimi i tij i vetëm ishte ‘ta hiqte qafe”.

Pjesë nga dëshmia në seancë:

Eduart Meta pronar për disa kohë i kompanisë i Igor kontruksion: Nuk kam një profesion të caktuar. Kam menaxhuar biznes privat. Nga 2015 në vazhdim kam punuar në biznes privat në Tiranë, në një firmë elektrike, më pas jam ngritur avash-avash.  Nuk kam kryer aktivitet tjetër. Edhe para 2015 kam punuar privat me nënkotraktime i pa licencuar më pas jam licencuar. Kam patur pronësi më pas në igor construksion, igor elektrik. Jam regjistruar në QKB në 2014 mos gaboj. Kam nisur kështu derisa u rrit si kompani dhe kalova si person fizik. Më pas kam punuar me nënkontraktim, edhe me kompani të tjera. Vetë i kam kryer procedurat, duke u rritur pastaj kam punësuar të tjerë. Dokumentacionin e kam përgatitur vetë. Kapitali mos gaboj ishte 1 mijë lekë sa ç’ishte kapitali minimal me ligj. Kanë kaluar gjithë këto vite si mbaj mend me saktësi, gradualisht kam blerë mjete dhe asete. Në 2016, kryesisht kam kryer punime në ndërtim. Nëpër ujësjellës dhe publike, instalime private. Kam kontrata konkrete, kam hyrë dhe vetë në tendera publik. Kryesisht UKT tiranë, bashkinë Tiranë, Tirana parking. Me këtë të fundit kam punuar tek pazari i ri, me nënkontraktim. Me Alba Nobilis ka punuar me ujësjellësin, depo uji, kolektor ujërave të zeza. 2016-2018 kam qenë vetëm unë administrator. Kam qenë ortak i vetëm, e kam themeluar vetëm kam punuar vetëm. Vetëm pasi kam ikur unë ka ardhur administrator, dy vjet kam qenë ortak i igor elektrik, 2016-2018. Nestorin (muhametllarin), se mbaj mend ça kohësh ka punuar administrator. Punonjës Pranvera Mema, Albert Çifliku, etj, pjesa tjetër punëtori. Mema është punësuar me njoftim, ka dhënë intervistën dhe është punësuar. Alfred Qaton e njoh, në lagje. Kemi marrëdhënie të mira, ka pasur biznes privat. Ka punuar me shoqërinë Igor, se përmenda më parë se nuk kujtua. Nuk mu kujtua vëllai apo kunati por smu kujtohen, kanë kaluar gjithë ato punonjës.

Pranvera Shahinasi s’më thotë gjë si emër.

Klodian Braho: E kuptoni çdo thotë procedura kërkesë për prokurim?

Eduart Meta: Konsultohesha me jurist zakonisht. 5-6 milion lekë ka qenë vlera e fitimit në 2016-2018. Ka patur dhe asete kompania. Nuk ka ndarë fitim gjatë kësaj periudhe kompania. Kam tërhequr shuma nga llogaria e kompanisë.

Pjesa dërrmuese e parave ka shkuar në blerje, rërë, materiale ndërtimi, naftë, për fadroma, realisht kemi paguar nëpër dorë se ashtu funksiononte jo me fatura. I raportonim tek ekonomistja, të paktën tek bilanci i brendshëm. Mbaheshin mandate të thjeshta, në ëord. E njoh Muhamet Petritin, në lagje, është vjehrri i Alfredit shokut tim, ka pasur një lokal. Muhameti di që merrej me ndërtim, se di më tepër, iku nga lagjja e patëm shkëputje. Doja ta hiqja kompaninë, dhe rashë dakort me Fredin, një muhabet spontan, isha mërzitur, isha lodhur, doja të hiqja, ndoshta tani kur mendoj doja ta hiqja. Nuk e doja më, kanë qenë dhe 2-3 shokë, Fredi ma propozoi tia jepja Muhametit. Ramë dakort me i shit 75% dhe do të mbaja 25% më e përballoja, letrat i ka bërë juristi, pastaj unë vajta te noteri pastaj Muhameti. Biseduam dhe Muhametin para lidhjes së kontratës. I thash kushtet, i thashë nuk më duhet asnjë lekë nga kompania, nëse do doja të rikthehem mund të kthehem. Smora asnjë pagesë. Kishte vlerë, se kam parë me atë sy, se kam vlerësuar thjesht doja ta hiqja.

2 mln 172 mijë e 72 lekë, se di nëse kjo ka qenë vlera e kompanisë në këtë moment që thoni ju. Doja të hapja biznes më vete, një palestër që e lashë dhe atë sja dola dot. Për tërësinë e aksioneve të shitura s’mora asnjë lekë. Di që kishte vlerë shoqëria por se di me saktësi.

Redi molla vinte, e njoh, jam ulur me të, zakonisht jo vetëm. Mariglen Qaton sigurisht e kam njohur, në të njëjtat rrethana. Nuk mbaj mend kur ka nisur kjo njohje, vitin se përcaktoj dot. 2006-2005. Fillimisht kam njohur Mariglen Qaton, “Meri” shkurt. Rrinim bashkë, rrinim te lokali. Edhe gruan time se mbaj mend saktësisht kur e kam takuar për herë të parë. Janë shumë emra tjerë që sështë mirë për ti përmendur se jemi takuar në rreth të përbashkët. Mariglenin dhe Fredin, Alfred Qaton, i referohem që kam pas marrëdhënie më të afërt. Se di pse pasi e shita kompaninë vijoja të isha administrator. Mos më pyet mua (i drejtohet prokurorit). Versus.al

Poll