AKTUALITET /

“Është i Lali Erit”, inxhinierja e ‘5D’ flet për bisedat mbi hotelin në Durrës: E shëmtuar që i publikuat!

Ajo tha se nuk ka dashur të thotë apo pretendojë se hoteli ishte "de facto" i kryebashkiakut Erion Veliaj i cili mbahet në paraburgim që prej shkurtit të këtij viti.

Shkruar nga Versus
“Është i Lali Erit”, inxhinierja e ‘5D’ flet
Redi Molla dhe Erion Veliaj

Në procesin gjyqësor që po zhvillohet për dosjen “5D” ka dëshmuar sot Jona Bejko e cila ka punuar si inxhiniere në këtë kompani gjatë periudhës 2020. Ajo është pyetur lidhur me komunikimet e publikuara mes saj dhe financieres së 5D ku gjatë bisedës i referohej hotelit që po ndërtohej në Durrës duke thënë se ‘është i lali erit’ pavarësisht se defacto rezulton aksioner Redi Molla.

Lidhur me këto komunikime, Jona Bejko iu shpreh prokurorit të SPAK Klodian Braho duke e konsideruar të turpshëm faktin që janë nxjerrë biseda të tilla dhe se nuk ka dashur të thotë se Veliaj është pronari i hotelit që po ndërtohet në Durrës.

Pjesë nga seanca:

Jona Bejko: Jam inxhiniere.Kam qene e punësuar tek subjekti 5D. Llogarisja kostot e objekteve.

Kam aplikuar online, jam marrë në telefon, pastaj intervistë nga adminstratori i takon periudhes 2020. Paga mujore ka qene 60 mijë lekë të reja. I merrja në bankë, merrja edhe lekë në dorë për orët shtesë. Redi Molla nuk e njoh personalisht. Nuk e kam parë asnjeherë.

Mariglen Qato nuk e njoh dhe as nuk e kam parë.

Kam pas marrëdhënie me Jonida Hoxhajt e cila ka qenë shefe finance ne kompani. E kam pasur shumë shoqe.

Gjatë komunikimeve që kisha me Jonidën ne i referoheshim Redit me emrin R. Dhe sa i takon Mariglen Qatos i thonin M.

Prokurori: Në lidhje me hotelin që thua  që është pronar lali Eri për kë e keni?

Bejko: Jane në lidhje me faktin që isha e pakënaqur me punën. Në lidhje me hotelin po ndertohej ne Durrës. Në lidhje me fjalën qe them është pronari jonë, i referohem Redi Mollën duke qenë se ishte pronar trualli.

Prokurori: ek fjalia qe më thoni "Lali Eri pronari" kujt i referoni?

Eshte e shëmtuar qe keni nxjerr këto biseda, nuk kam asnjëlloj interesi të deshmoj. Kjo fjalë më ka perndjekur. Behet fjalë për Erjon Veliajn. Duke qene se Redi Molla dhe Mariglen Qato kishin njohje në bashki, kam dashur të them qe kjo që mund te ketë ardhur nga influenca e kryetarit të bashkisë. Nuk mendoj se Veliaj kishte interesa në këtë hotel.

Nuk kam dijeni që kompania të ketë hotel në Dhërmi apo më gjerë.

Sa i takon hotelit në Durrës, kam dëgjuar se Redi Molla ishte pronar trualli dhe kam dëgjuar se në atë pronë po ndërtohej hoteli. Versus.al

Poll