Gjykata e Posaçme ndan çështjen penale për dosjen Metamorfoza, pranon pjesërisht kërkesën për gjykim të shkurtuar.
GJKKO ka ndarë më vete Pëllumb Gjokën, Edmond Prekën dhe Behar Brajovic duke qenë se kanë vepra më të rënda penale se të akuzuarit e tjerë.
Të tre këta do gjykohen me procedurë të zakonshme.
Ndërsa ish prokurori Xhevahir Lita, Ardit Hasanbegaj, Astmer Bilali dhe ish shefi i Operacionales Oltian Bistri do gjykohen me procedurë të shkurtuar.
Vendimi u dha nga treshja e gjyqtarëve Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.
Në seancën e ardhshme datë 19 maj ora 15.00, SPAK do japë konkluzionet përfundimtare për personat që do gjykohen me procedurën e shkurtuar./Versus.al








