Për herë të parë që nga themelimi i SPAK-ut, një i penduar drejtësie ka rrëfyer për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, konkretisht në hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Ajola Xoxës ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe ka zbuluar skemën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në këmbim të statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Adela Kondakçiu, e konsideruar truri financiar i Ajola Xoxës, ka dorëzuar në SPAK të gjitha informacionet dhe provat kundër çiftit.
Ajo është ende e pandehur, por në përfundim të procesit mund të përfitojë lehtësim në masën e dënimit sipas ligjit.
SPAK disponon dëshmitë e 97 personave, dhjetëra kontrata, bilance dhe biseda të nxjerra nga telefonat e sekuestruar, të cilat do të përdoren për të provuar akuzat ndaj Veliajt, Xoxës dhe të tjerëve të pandehur./Versus.al







