Live Updates /

“Qante, as nuk më falenderoi”, efektivi zbulon bisedat e Veliajt: Përmendi Ulsi Manjën! Plani i tij për t’i shpëtuar SPAK-ut

*Versus.al ka siguruar detaje të tjera rreth dosjes voluminoze ndaj kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, konkretisht për rastin e telefonatave të kryera prej tij me telefonin që i kishte marrë efektivit të burgjeve gjatë rrugës për në GJKKO. *Bisedat e tij me Ajola Xoxën, Arbër Veliajn dhe një person tjetër janë kryer gjatë datave 11, 12 dhe 13 mars. Sipas policit Fatjon Baçi Veliaj kishte qarë gjatë komunikimit me Xoxën duke i kërkuar të kujdesej për djalin. Ndërsa vëllait të tij i kishte thënë se dyshonte se e gjithë kjo bëhej nga dikush që e kishte personale me të. *Mes detajeve të zbuluara, efektivi tha se Veliaj përmendi edhe ministrin Ulsi Manja duke u shprehur i zhgënjyer prej tij. Ndërsa plani i vetëm që kishte Veliaj për t’i shpëtuar SPAK-ut ishte që njëri prej të rinjve të PS të tërhiqej në mënyrë që ai të kandidonte si deputet. Për këtë përmendi edhe rastet e kryebashkiakëve Agron Malaj e Tërmet Peçi të cilët janë zgjedhur aktualisht deputetë. Sipas Veliajt edhe ata kanë dashur t’i shpëtonin SPAK-ut.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
1 DITE ME PARE

Dosja Veliaj/ 'Truri' financiar i Ajola Xoxës bëhet e penduara e drejtësisë, zbërthen korrupsion (EMRI)

“Qante, as nuk më falenderoi”, efektivi zbulon bisedat e

Për herë të parë që nga themelimi i SPAK-ut, një i penduar drejtësie ka rrëfyer për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, konkretisht në hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Ajola Xoxës ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe ka zbuluar skemën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në këmbim të statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Adela Kondakçiu, e konsideruar truri financiar i Ajola Xoxës, ka dorëzuar në SPAK të gjitha informacionet dhe provat kundër çiftit.

Ajo është ende e pandehur, por në përfundim të procesit mund të përfitojë lehtësim në masën e dënimit sipas ligjit.

SPAK disponon dëshmitë e 97 personave, dhjetëra kontrata, bilance dhe biseda të nxjerra nga telefonat e sekuestruar, të cilat do të përdoren për të provuar akuzat ndaj Veliajt, Xoxës dhe të tjerëve të pandehur./Versus.al

1 DITE ME PARE

"Ulsiun e bëra unë deputet", polici i burgjeve zbulon telefonatat e Veliajt: Ja çfarë plani kishte për të shpëtuar

“Qante, as nuk më falenderoi”, efektivi zbulon bisedat e

Kryebashkiaku Erion Veliaj akuzohet se ka komunikuar tre herë me telefon me të afërmit e tij në datat 11, 12 dhe 13 mars kur janë mbajtur seanca gjyqësore ndaj tij. Sipas dosjes që Versus.al disponon në dëshminë e efektivit të burgjeve Fatjon Baçi thuhet se përveç vëllait Arbër Veliaj dhe gruas së tij Ajola Xoxa, Veliaj komunikoi edhe me një person të tretë, por numrin e tij nuk e kishte parë.

“Kur më ktheu telefonin, nuk më tha asgjë. As faleminderit. Kam dorëzuar Erionin në IEVP dhe jam larguar për në banesë. Gjatë rrugës, verifikova numrat, që ishin po të njëjtët që kishte biseduar një ditë më para. Pra dy numrat, vëllai dhe bashkëshortja. Numrin tjetër që përmenda më sipër që kishte "21" nuk e gjeta. Kam fshirë thirrjet dhe kam vijuar programin tim ditor”- u shpreh Baçi.

Ndërsa tek plani i vetëm për “të shpëtuar” sipas Veliajt ishte që njëri prej të rinjve që kandidonin për deputetë “të sakrifikohej” duke u tërhequr nga gara dhe në vend të tyre të futej ai me qëllim që t’i shpëtonte SPAK-ut. Si shembuj ai përmendi kryebashkiakët Agron Malaj e Tërmet Peçi të cilët tashmë janë zgjedhur deputetë.

“I ka thënë bashkëshortes ose vëllait se: "Të sakrifikonin një nga studentët për deputet, sikur të ishin sëmurë apo nuk ndiheshin mirë nga gjendja shëndetësore, dhe që të futej Erioni si kandidat për deputet, që ti shpëtonte burgut". Këtë gjë e thoshte se është Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar. Ai mbaj mend se më ka thënë se edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci аро një me mbiemër Malaj, po bëhen deputetë që t'i shpëtojnë SPAKUT”.

Më tej efektivi ka zbuluar edhe rastin kur Veliaj përmendi Ulsi Manjën duke thënë se ai e kishte bërë deptutet dhe se mendonte se e kishte mik, por nuk e dinte se mbante anën e SPAK-ut.

“Po kështu, Erioni gjatë bisedës me gruan ose vëllain, thoshte se Ulsiun e ka nxjerrë ai deputet nga Paskuqani ose Lapraka, por nuk e dinte që mbante anën e Spak-ut, i thoshte Erioni se Ulsiun e dinte që e kishte mik. Pasi mbaroi bisedat telefonike, Erioni më kërkoi që të lexonte lajmet. Unë e lashë ta përdorte telefonin tim”- thuhet më tej në dëshminë që Versus.al zotëron. Versus.al

1 DITE ME PARE

"Nisi të qante", efektivi i burgjeve zbulon bisedën e Veliajt me vëllain dhe Xoxën: Thoshte e kanë personale me mua

“Qante, as nuk më falenderoi”, efektivi zbulon bisedat e

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e policit të burgjeve Fatjon Baci i cili u mor i pandehur për faktin se i kishte dhënë Veliajt telefonin gjatë momentit që e shoqëronte për në GJKKO.

Duke rrëfyer sesi ia kishte dhënë celularin për shkak të frikës së pushtetit të kryebashkiakut, Baci ka zbuluar se Veliaj foli me 2 persona duke përdorur telefonin e tij. Fillimisht me vëllain e tij Arbër Veliajn, të cilit i ishte shprehur “e kanë me mua personale” pa përmendur emra.

“Në furgon, para se të mbërrinim në Tiranë, më kërkoi të telefononte vëllain se ndihej keq. Ia dhashë telefonin dhe ai komunikoi vetë me numrin. Më pas, përsëri pas gjyqit, para se të kalonim shinat pranë SPAK-ut, më kërkoi sërish telefonin. Edhe atëherë ja dhashë nga frika,” dëshmon efektivi në dosje.

Sipas dëshmisë, kreu i bashkisë Tiranë ka komunikuar me vëllain e tij lidhur me ecurinë e seancës gjyqësore ku iu la në fuqi masa e sigurisë duke thënë se avokatët e kishin vlerësuar paraqitjen e tij si “10/10” dhe kishin shprehur optimizëm për shtyrjen e vendimit.

“Sa kemi kaluar shinat, në vendin ku ka qenë një pazar që shiteshin gjëra të vjetra, Erioni më kërkoi telefonin që të bënte një telefonatë. Ia dhashë, dhe foli me vëllain e tij. Këtë e verifikova më vonë,”- shtoi efektivi.

Sa i takon telefonatës tjetër, Baci tha se Veliaj telefonoi të shoqen dhe teksa qante i kërkonte që të kujdesej për djalin.

“Nuk i mbaj mend detajet e tjera, por di që ka bërë dhe një telefonatë tjetër me bashkëshorten e tij, ku i tha që të kujdesej për djalin dhe unë dëgjova Erionin që po qante. I thoshte që nuk është e drejtë që djali të rritet vetëm, nuk i kam bërë keq njeriu, nuk ka të mirë për të mirin”- ka dëshmuar efektivi. Versus.al

Poll