
Babai i 21-vjeçares e cila denoncoi mjekun Niko Nunka në spitalin e Korçës për ngacmim seksual, ka dhënë një intervistë për "Shqipëria Live" duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që hasin probleme të tilla që të denoncojnë dhe të mos frikësohen.
Duke shprehur edhe mllefin ndaj 72 vjeçarit për aktin e rëndë, ai u bëri thirrje autoriteteve që t’i japin dënimin e merituar mjekut Niko Nunka, duke treguar edhe njëherë rrjedhën e ngjarjes për të cilën e akuzojnë.
“Nuk ka pasur infermierë, vetëm vajza dhe nëna ime. Unë nuk kam nevojë as për lekë, as për letra, unë jam me dokumente plotësisht të rregullta europiane. Dhe këtë apel për popullin shqiptar e kam që raste të tilla t’i denonconi e të mos keni frikë.
Erdhëm për pushime, i ndodhi kjo dhe e çuam në spital. Vajza mund të mos ketë pasur dhe apendicitin, dua t’i bëjë një analizë a e ka pasur vërtetë apo jo apendicitin apo ia bëri kot ai pedofil operracionin. Vaja rrinte e mërzitur.
Mamaja thotë që vetëm doktori e ka aplikuar mjekimin te vajza, ka qenë doktori dhe nëna ime. Tre ditët e fundit mjeku tentonte ta largonte nënën, që të arrinte qëllimin e tij, deri sa iu afrua ta puthte…
Asnjë infermiere nuk ka pasur në dhomë kur e ka mjekuar. Unë dhe vajza do ikim në Gjermani, por do të lë avokatin të merret me ngjarjen dhe të ndjekë gjyqet. Këtë njeri dua ta shikoj të vdekur dhe nuk i ngopem, ligji të veprojë dhe ta dënojë, të marrë atë që meriton. Të çohen të gjithë kush ka pasur probleme me këtë mjek”, u shpreh ai. Versus.al


