Prej më shumë se një jave banorët e Rrjollit u janë rikthyer protestave kundër resortit që planifikon të ndërtojë biznesmeni Bashkim Ulaj në tokat e tyre të cilat ata i kanë të trashëguara brez pas brezi.
Këtë të hënë ata e kanë zhvendosur protestën e tyre para prokurorisë së Shkodrës ku kërkojnë që drejtësia të thotë fjalën e saj dhe në rast se vendoset kundër tyre, atëherë të vijojnë punimet.
Më herët ata kanë protestuar edhe para SPAK ku kanë deklaruar se gjykata e shkallës së parë u ka dhënë të drejtë atyre, por pavarësisht kësaj fadromat e firmës “Gener 2” të biznesmenit Ulaj vijojnë me punimet.
Banoret akuzojnë biznesmenin se u ka grabitur pronat dhe se e gjithë kjo ka prapavijë politike. Protesta e sotme do të vijojë edhe para bashkisë së Shkodrës. Versus.al


