AKTUALITET /

Durana park si një gropë thithëse parash publike, Kuvendi pritet të shqyrtojë 2 ndryshime ligjore për të favorizuar kompanitë e “ të preferuave”

Skema e dopio NIPT funksionon si një makinë perfekte larjeje parash publike.

Shkruar nga Versus

Durana park si një gropë thithëse parash publike, Kuvendi pritet

Parku Teknologjik Durana i premtuar si Silicon Valley shqiptare me qindra punë, inovacion dixhital dhe zhvillim ekonomik, sot është një tokë e zbrazët pa asnjë infrastrukturë funksionale, pa zyra reale, pa serverë.

Mediat e kanë zbardhur prej kohësh si “park fantazmë”, një skemë ku paratë e taksapaguesve digjen për fasada letrare, duke lënë sektorin IT shqiptar pa mbështetje reale.

Po përveç kësaj deputeti socialist Ramion Kurti ka depozituar një projektligj në Kuvend që nuk e ringjall vizionin, por e zhyt edhe më thellë në baltë: legalizim i plotë i evazionit fiskal përmes dopio NIPT.

Skema e dopio NIPT funksionon si një makinë perfekte larjeje parash publike, e analizuar hap pas hapi:

Së pari, një firmë krijon NIPT parësor brenda territorit të Duranës si “përdorues rezident”, duke përfituar menjëherë lehtësira tatimore ekstreme si tatim fitimi vetëm 5%, TVSH 0% për eksport shërbimesh IT, status preferencial për tendera dhe zero detyrime reale për inovacion apo punësim.

Së dyti, i njëjti subjekt mund të mbaj një NIPT dytësor jashtë parkut në Tiranë, Durrës apo kudo ku zhvillon biznesin e vërtetë: kodim softëare, shërbime cloud, zhvillim aplikacionesh, faturim klientëve publikë dhe privatë pa tatimet e plota.

Së treti, fitimet “kthehen” në Duranë si “shërbime R&D inovacioni”, duke krijuar një zinxhir evazioni ku tatimet minimizohen artificialisht, lehtësirat fiskale maksimizohen.

Gjithashtu në projektligj thuhej që kompanitë “rezidente” të parkut të fitojnë të drejtë absolute për të shitur produkte dhe shërbime IT enteve publike apo sipërmarrjeve shtetërore me çmime preferenciale të paracaktuara./ Versus.al

Poll