Itali- Nëna e Mark Samsonit, 23-vjeçarit që kreu vrasjen e ish-të dashurës së tij shqiptare, Ilaria Sula, u dënua me dy vite burg për fshehjen e kufomës. Nosr Manlapaz akuzohet se e ka ndihmuar të birin të zhdukte trupin e së resë pas krimit të 26 marsit.
Gjyqtari miratoi marrëveshjen e pranimit të fajësisë dy ditë më parë, duke i dhënë asaj dënim me kusht. Ndërkohë, seanca paraprake për gjyqin e autorit Mark Samson është caktuar të nisë më 9 dhjetor.
Flamur Sula, i ati i shqiptares së ndjerë e quajti vendimin "padrejtësi" duke thënë se ata ishin shkatërruar nga ajo që kishin dëgjuar në gjyqin që zgjati vetëm 5 minuta.
“Për ne, kjo nuk është drejtësi,” u shpreh ai. “Ne u shkatërruam nga ajo që pamë dhe dëgjuam, një gjyq që zgjati vetëm pesë minuta. Një person që pastroi litra gjak të vajzës sime që ishte hedhur në tualet… Për ne, kjo nuk është drejtësi.”
Ngjarja e rëndë e ndodhur në mars të këtij viti, tronditi gjithë komunitetin shqiptar në Itali ndërsa pati protesta kundër femicidit. Versus.al
