AKTUALITET /

Dyshohet se e mbytën me litar dhe e hodhën në liqen, del FOTO e 23 vjeçarit që humbi jetën në Mat

Shkruar nga Versus
Dyshohet se e mbytën me litar dhe e hodhën në liqen, del FOTO e
Viktima, Renis Dobra

Versus.al ka siguruar foton e Renis Dobrës, 23 vjeçarit i cili u gjet i vdekur në liqenin e Shkopetit mëngjesin e sotëm pasi babai i tij e kishte denoncuar si të zhdukur.

I riu u gjet në liqen së bashku me automjetin e tij, ndërsa së pari nuk u raportua për shenja dhune në trup. Por pas këqyrjes nga grupi hetimor, iu gjetën shenja të nxira në fyt duk ngritur dyshime se 23 vjeçari mund të jetë mbytur me litar.

Konflikte për drogën dhe motive xhelozie janë dy pistat ku policia po heton. Ndërsa më herët viktima ishte hetuar për vjedhje. Versus.al

Poll