Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur në Ulëz të Matit ku i riu Renis Dobra u gjet i pajetë në liqenin e Shkopetit, ku kishte përfunduar edhe makina e tij.
Mësohet se ekspertiza ka zbuluar shenja mavijosje në qafën e viktimës dhe dyshohet se 23 vjeçari mund të jetë mbytur nga dikush dhe nuk përjashtohet pista e vrasjes. Aktualisht policia dyshon se i riu mund të jetë mbytur me litar dhe po heton dy pista, atë të konflikteve për shkak të parcelave me kanabis dhe atë të xhelozisë.
Ka qenë babai i 23 vjeçarit ditën e djeshme ai që bëri denoncimin në polici duke zbuluar se i biri nuk ishte kthyer në banesë. Ndërsa më herët, mediat raportuan se viktima mund të jetë rrëmbyer nga disa persona ende të paidentifikuar dhe më pas u gjet në liqenin e Shkopetit së bashku me mjetin e tij. Versus.al







