AKTUALITET /

“E bëra unë”, dëshmia e shqiptarit që qëlloi për vdekje biznesmenin Artan Kaja në Itali

Shkruar nga Versus
“E bëra unë”, dëshmia e shqiptarit që
Viktima, biznesmeni Artan Kaja 52 vjeç

Itali- Biznesmeni shqiptar Artan Kaja u gjet i pajetë mbrëmjen e 7 janarit përballë kompanisë së tij “Tony Service” në zonën e Lunatas.

Fillimisht u dyshua për një rrëzim aksidental ose për një atak kardiak, por brenda pak orësh u bë me dije se ndaj tij kishte pasur të shtënë me armë zjarri nga një distancë e afërt. Për ngjarjen u arrestua shqiptari tjetër Marian Tepa 50 vjeç.

Raportimet paraprake bënin fjalë për një sherr më të hershëm mes tyre, por deri më tani asgjë nuk është zbuluar mbi motivin e vrasjes. E vetmja gjë që ka thënë i arrestuari në polici është “Isha unë që e bëra vrasjen”.

50 vjeçari po mbahet në paraburgimin e burgut “San Giorgio” ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur. Pista kryesore e hetimeve mbetet një konflikt i ndodhur mes tyre javë më parë për shkak të punës.

Biznesmeni Artan Kaja ishte një emër i njohur në komunitetin lokal, ku kishte punuar për shumë vite si kontraktues në fabrikën Smurfit Kappa, duke qenë përgjegjës për lëvizjen e materialeve të përdorura në prodhim. Ngjarja ka tronditur jo vetëm komunitetin shqiptar në Itali, por edhe banorët e zonës së Lunatës, të cilët e njihnin viktimën si një person të përkushtuar ndaj punës dhe familjes. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: