AKTUALITET /

E dhimbshme/ Mundi 3 herë kancerin, ndërron jetë në moshë të re sportisti shqiptar

Një prej sportistëve të njohur nga Kosova, Florim Xhabiri ka ndërruar jetë në moshë të re, pas përballje të gjatë me një sëmundje të rëndë

Shkruar nga Versus

E dhimbshme/ Mundi 3 herë kancerin, ndërron jetë në

Një prej sportistëve të njohur nga Kosova, Florim Xhabiri ka ndërruar jetë në moshë të re, pas përballje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Lajmi është bërë i ditur nga miq dhe kolegë të sportistit, i cili ishte shembull për komunitetin në Ferizaj. Trajneri i karatesë, Raif Musa, ka reaguar lidhur me lajmin e hidhur.

E dhimbshme/ Mundi 3 herë kancerin, ndërron jetë në

“Iku në përjetësi Florim Xhabiri...

Me zemër të thyer po shkruaj këto fjalë, duke u përpjekur të pranoj që Ai nuk është më me ne.

Ti ishe shumë më tepër sesa një mik; sepse bashkë ndamë gëzime, sfida dhe momente që do të mbeten të gdhendura përjetësisht në kujtesën time.

Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen që ndiej, por kujtimet tona janë ato që më mbajnë të fortë.

Nga ti mësova si të jem i guximshëm dhe si të qesh në momentet më të vështira të jetës”, ka shkruar Musa në rrjete sociale.

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe kryetari I Komunës, Agim Aliu i cili i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes së sportistit.

E dhimbshme/ Mundi 3 herë kancerin, ndërron jetë në

“Me dhembje e pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta në moshë të re të sportistit ferizajas, bashkëqytetarit tonë të veçantë Florim Xhabiri. Florimi ishte shembulli më kuptimplotë i njeriut të fortë, pavarësisht sfidave të rënda shëndetësore. Vepra që la pas Florimi me shembullin e tij të pasionit e të qëndrueshmërisë, janë vlerë e çmuar e sportit tonë. Ngushëllime të sinqerta familjes Xhabiri, sportistëve, sportdashësve e të gjithë të njohurve të të ndjerit. Shpirti i tij u prehtë në paqe”, ka shkruar Kryetari i Komunës. /Versus.al/

Poll