AKTUALITET /

E dhunoi para divorcit ish-nusen e djalit? Ish-vjehrra e Xhuana Nikollit: E ndjera, është atje ku s’duhet të ishte

Shkruar nga Versus

E dhunoi para divorcit ish-nusen e djalit? Ish-vjehrra e Xhuana Nikollit: E

Pak ditë më parë vendi u trondit nga një ngjarje e rëndë pasi 25 vjeçarja Xhuana Nikolli i dha fund jetës duke pirë fostoksinë. E reja nga Lezha dyshohet se ndërmori aktin ekstrem pas një përplasje fizike dhe dhune nga ish-bashkëshorti i saj, Eraldo Fizi, i cili është shpallur në kërkim.

Së fundmi, ish-vjehrra e të ndjerës ka thyer heshtjen duke folur për emisionin “Me Zemër të Hapur” ku ka deklaruar se nuk dëshironte të fliste gjatë në respekt të kujtimit të 25 vjeçares që u nda nga jeta.

“Dua të respektoj të ndjerën që është atje ku nuk duhet të ishte!”, tha ish-vjehrra, e cila është akuzuar në media se mund të ketë ushtruar dhunë ndaj Xhuanës gjatë kohës që ishte e martuar me djalin e saj. Versus.al

Poll