AKTUALITET /

“E ngritëm për një copë bukë”, të moshuarit të përlotur pas shembjes së objekteve në Valbonë

Gjatë ditës së sotme është planifikuar shembja e 12 objekteve të ngritura pa leje, ndërsa në total janë 22 struktura të ndërtuara pa leje.

Shkruar nga Versus

“E ngritëm për një copë bukë”, të

Në Valbonë vijon edhe sot aksioni i IKMT për shembjen e objekteve të ngritura pa leje nga banorët. Për mediat një çift të moshuarish shprehu dhimbjen për objektin që u ishte shembur duke thënë se qëllimi i tyre ishte të vetëpunësoheshin duke u shërbyer turistëve.

“Krejt lagështirë për të ngrënë një copë bukë, se nuk e kishim bërë për asgjë tjetër. Tre fëmijët kanë qajt aty, se për një copë bukë e ngritëm jo për gjë tjetër. Sivjet e bëmë, shihe ku jemi tani”- u shpreh e moshuara.

“Shqiptar jemi, jo serbë. A e rrëzove, po lëre ashtu? Nuk ka bërë vaki ndonjëherë kjo punë. Ishalla jena shëndoshë”- tha bashkëshorti i saj.

Ndërkohë mësohet se për ditën e sotme është planifikuar shembja e 12 objekteve të ndërtuara pa leje nga 22 që është plani në total. Versus.al

 

Poll