
Elbasan- Një 54 vjeçar me inicialet A.P është arrestuar nga policia e Cërrikut pasi akuzohet se ka ndërmarrë akt vetëgjyqësie duke dëmtuar me eskavator shtëpinë e motrave të tij.
Sipas informacioneve të siguruara, mes anëtarëve të familjes kishte patur konflikte të vazhdueshme për motive pronësie lidhur me një shtëpi dhe një sipërfaqe toke. Në këto kushte, vëllai ka bërë veprimin e pazakontë duke marrë eskavatorin për të dëmtuar shtëpinë e motrave.
Pas panikut dhe frikës së shkaktuar në zonë, menjëherë u njoftua policia që arrestoi 54 vjeçarin. Versus.al

