
Gjirokastër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në konviktin e qytetit ku një student raportohet se ka humbur jetën.
Dyshohet se studenti 23 vjeçar nga Durrësi, është vetëhelmuar duke konsumuar një sasi medikamentesh dhe është gjetur i pajetë brenda konviktit të shkollës Ortodokse. Kanë qenë shokët e tij ata të cilët e kanë gjetur të riun Simon Sholla pa shenja jete.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë. Versus.al








