Elbasan- Një tjetër ngjarje e rëndë që lidhet me shembjen e dheut është shënuar mesditën e sotme në vend. Pas tragjedisë së ndodhur në Burrel më 3 maj, sot në fshatin Poroçan të Gramshit është shembur kanali i një hidrocentrali duke shkaktuar shembjen e dheut që dyshohet të ketë zënë sipër dy punëtorë, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë.
Ambulanca dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që po punohet për nxjerrjen e punëtorit tjetër të bllokuar.
Ngjarja vjen një ditë pasi u gjet i pajetë trupi i 29 vjeçarit Ardit Beshirit, të riut i cili u mbulua nga dheu dhe masivi i inerteve teksa punonte me eskavator. Beshiri, babai i një fëmije u gjet i pajetë vetëm 7 ditë pasi ishte mbuluar nga dheu për shkak të mungesës së mjeteve për ta nxjerrë. Versus.al







