AKTUALITET /

E rëndë në Itali, rumuni godet 7 herë me thikë shqiptarin, më pas i plagos gruan dhe i rreh djalin

Policia po heton edhe 36 vjeçarin e plagosur pasi dyshohet se më herët ka dhunuar autorin 24 vjeçar nga Rumania.

Shkruar nga Versus

E rëndë në Itali, rumuni godet 7 herë me thikë

Itali- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Rovigo ku një 36 vjeçar shqiptar dhe gruaja e tij u plagosën me thikë.

Mësohet se autori ka qenë një 24 vjeçar rumun i cili e ka goditur shqiptarin 7 herë me thikë duke bërë që të plagoset rëndë dhe të operohet menjëherë. Ndërsa pasi goditi shqiptarin, plagosi edhe bashkëshorten e tij.

Fillimisht ngjarja u raportua të ishte vetëm një plagosje me agresion vetëm nga rumuni. Por edhe shqiptari së bashku me nipin e tij 23 vjeçar janë nën hetim për rrahjen e autorit 24 vjeçar. Vetë 36 vjeçari shqiptar i plagosur ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e përpjekjes së tij për të zgjidhur konfliktin që kishte patur nipi i tij 23 vjeçar me autorin rumun që kreu plagosjen.

Në dëshminë e dhënë ai tha se 24 vjeçari nga Rumania e goditi atë 7 herë me thikë dhe më pas i plagosi gruan dhe rrahu djalin e tij me aftësi të kufizuara. Policia po heton ngjarjen ndërsa 24 vjeçari nga Rumania po mbahet i arrestuar. Versus.al

Poll