
Një e moshuar ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, në qytetin e Korçës mbrëmjen e djeshme.
Viktima 84-vjeç nuk është ndjerë mirë dhe ka njoftuar fqinjen e saj për t’i kërkuar ndihmë. Sapo ajo ka mbërritur dhe 84-vjeçarja i ka hapur derën, kjo e fundit ka rënë përtokë dhe ka ndërruar jetë në oborrin e banesës së saj.
Edhe pse është njoftuar menjëherë ambulanca, ekipi mjekësor e ka gjetur të moshuarën pa shenja jete.
Në banesë kanë shkuar edhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur veprimet e para hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të rastit. Versus.al

