AKTUALITET /

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot, e diel 31 maj 2026

Shkruar nga Versus

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot, e diel 31 maj

Ditën e sotme, (e diel) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare deri mesatare kalimtare në mesditë deri pasdite në malësitë e zonës së jugut dhe relievet malore në lindje.

 Vranësirat në zonën e jugut do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Sot priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Elbasan. Në qarqet e tjera nuk priten reshje.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 27 °C

në vendet e ulëta: 15 / 29 °C

në vendet malore: 10 / 25 °C

 

Poll