Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është Agim Beqiri, 60 vjeç, i cili ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po riparonte një linjë me defekt në fshatin Zërvaskë.
Si pasojë e goditjes nga energjia elektrike, 60-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Menjëherë pas ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./Versus.al

