
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me plagosjen e 22-vjeçarit Veron Pasha, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së shtunës, 25 korrik, në fshatin Gjorm të Kurbinit.
Sipas burimeve paraprake, Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes dhe e ka shpallur atë në kërkim, ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e tij.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se në qendër të konfliktit ka qenë një mosmarrëveshje e lidhur me një vajzë.
Fillimisht, përplasja mes dy të rinjve ka degraduar në dhunë fizike, ndërsa më pas njëri prej tyre ka përdorur armë zjarri.
Si pasojë e të shtënave, 22-vjeçari Veron Pasha ka mbetur i plagosur në këmbë.
Ai është transportuar për ndihmë mjekësore dhe, sipas burimeve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Policinë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, sqarimin e rrethanave dhe kapjen e autorit të dyshuar./Versus.al

