AKTUALITET /

E rëndë në Shkodër: shpërthen paneli elektrik, humb jetën 55-vjeçari

Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:10, në hyrjen e një pallati në lagjen “Manush Alimani”.

Shkruar nga Versus

E rëndë në Shkodër: shpërthen paneli elektrik, humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të dyshuar në panelin e matësave të energjisë elektrike.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:10, në hyrjen e një pallati në lagjen “Manush Alimani”. Si pasojë e shpërthimit, një shtetas rreth 55 vjeç është plagosur rëndë dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Shkodër, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit të panelit elektrik./Versus.al

Poll