AKTUALITET /

E rëndë në Tiranë, 27 vjeçari bie aksidentalisht nga pallati ku banonte

Shkruar nga Versus

E rëndë në Tiranë, 27 vjeçari bie aksidentalisht nga

Tiranë- Një 27 vjeçar me inicialet M.B është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte.

I riu është transportuar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Në rrugën “Thoma Koxhaj”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasi M. B, 27 vjeç,  i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”- sqaron policia.

Ndërkohë një grup hetimor i policisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Versus.al

Tags:

tirana

Poll