
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ditën e sotme ku gardisti Albert Gadica, 42 vjeç, ka qëlluar veten me armë dhe ka ndërruar jetë.
Tragjedia ka ndodhur rreth orës 07:05 të mëngjesit në një banesë në Rrugën e Dibrës.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje kryer me armën e shërbimit. Autoritetet ndodhen në vendngjarje për të mësuar më shumë detaje rreth rastit të rëndë që ka ndodhur edhe më parë me punonjës të tjerë të gardës. Versus.al

