
Një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor i ri 21-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës.
Viktima është Pashtrik Krasniqi, me origjinë nga Kosova. Sipas raportimeve nga mediat italiane, ai u godit nga rryma elektrike teksa po punonte në një platformë rreth 6 metra mbi tokë, duke çmontuar skela pas përfundimit të punimeve të rinovimit në një ndërtesë.
Hetimet paraprake tregojnë se gjatë këtij procesi, ai ka prekur aksidentalisht një kabllo elektrike, dyshohet me pulpën e këmbës, çka i shkaktoi goditje fatale me rrymë dhe humbjen e jetës.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të aksidentit. /Versus.al/







