AKTUALITET /

“E shokuar në rrugë”, ngjarja që tronditi Fierin, një 30 vjeçar dhe 2 adoleshentë ab*zuan me 13 vjeçaren

Ka qenë nëna e 13 vjeçares ajo që bëri denoncimin në polici.

Shkruar nga Versus

“E shokuar në rrugë”, ngjarja që tronditi Fierin,

Fier- Një tjetër rast i rëndë tronditi dje qytetin pasi policia njoftoi shpalljen në kërkim të një 30 vjeçari me inicialet F.S nën akuzën se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 13 vjeçare.

Ndërkohë, policia po heton në gjendje të lirë dy 15 vjeçarë të cilët dyshohet se gjithashtu kanë abuzuar seksualisht me të miturën. Mësohet se denoncimi është bërë të hënën nga mamaja e vajzës e cila kishte ikur nga shtëpiadhe pasi u gjet e shokuar në rrugë, iu bë një ekzaminim mjeko-ligjor që vërtetoi abuzimin.

Policia është ende në kërkim të 30 vjeçarit banues në lagjen “Sheq i Madh”. Versus.al

Poll