AKTUALITET /

E zuri korenti kur po montonte skelat e koncertit, del FOTO e të riut që vdiq! Arrestohet pronari i fabrikës

Në pranga ka rënë 64 vjeçari Zef Shtjefni.

Shkruar nga Versus
E zuri korenti kur po montonte skelat e koncertit, del FOTO e të riut
I ndjeri, Zef Lorenci

Personi që shihni në foto është Zef Lorenci, 32 vjeçari i cili fatkeqësisht humbi jetën ditën e djeshme në Shëngjin teksa po montonte skelat për një concert që do të mbahej në shëtitoren e qytetit.

Të riun e zuri korenti dhe ra nga skelat ku po punonte duke marrë dëmtime të shumta trupore. Gjatë rrugës për në spital, 32 vjeçari ndërroi jetë.

Në pranga për këtë tragjedi ka rënë Zef Stjefni, 64 vjeçari i cili rezulton të jetë pronari i fabrikës së tullave ku punonte i riu. Shtjefni do të hetohet për shkeljen e rregullave të sigurisë në punë për ngjarjen në të cilën kishte marrë përsipër montimin e skenës. Versus.al

Poll