AKTUALITET /

“Eci me blinda nga frika e Noizyt”, Cllevio: Paguan lekë për të më vr*rë, më gjuajti se e shajta

Reperi tha se prokuroria nuk i merrte për bazë deklaratat e tij kundrejt Noizyt.

Shkruar nga Versus
“Eci me blinda nga frika e Noizyt”, Cllevio: Paguan lekë
Kleviol Ahmeti, "Cllevio"

Sot u mbajt në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës për dosjen e krimeve të të dënuarit me burg të përjetshëm, Laert Haxhiu i cili njihet ndryshe edhe si kreu i bandës së Lushnjës.

Seanca u shty për shkak se mungon disa prej dëshmitarëve, mes të cilëve edhe Rigels Rajku i njohur me emrin Noizy, ndaj të cilit Laert Haxhiu dyshohet se urdhroi shpërthimin me tritol si hakmarrje për dhunën ndaj shokut të tij Kleviol Ahmeti, reperit të njohur si ‘Cllevio’.

Ky i fundit ishte sot për të dhënë dëshminë e tij para togave të zeza. Pas shtyrjes së seancës ai foli për mediat ku tha se ai ishte palë e dëmtuar në këtë proces pasi ishte dhunuar fizikisht nga Noizy.

Ai pati deklarata edhe më të rënda duke pretenduar se qarkullon me makinë të blinduar pasi sipas tij, Noizy është i gatshëm të paguajë para për ta eleminuar fizikisht. Më te jshtoi se për këtë gjë ka dijeni edhe reperi tjetër Stresi.

"Më ka gjuajtur, më çuan te burgu. E kanë gjuajtur këtë me tritol, di gjë unë? Nuk e di sesi i kam marrëdhëniet me të. Eci me blinda nga frika e Noizyt se paguan lekë ai për të më vrarë. I kam raportuar, i di edhe Stresi. Nuk kam bërë kallëzim se nuk m’i merr njeri parasysh. Nëse ka ndonjë prokurori që m’i merr parasysh unë firmos. Kam patur konflikt me Noizyn që e shaja në mënyrë artistike. Jo vetëm diss, por edhe në rrjete sociale. Sharje nga robt, siç shahen në parlament”- u shpreh reperi mes të tjerash. Versus.al

Poll