Është publikuar fotoja e automjetit ku viktima Ryshyt Sallahu u gjet i vrarë ditën e sotme.
34 vjeçari dyshohet se është ekzekutuar nga 41 vjeçari Ylber Jaku për motive pronësie.
Jaku është arrestuar pak minuta më parë, pas ngjarjes së rëndë.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.

Njoftimi i Policisë
“Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.








