AKTUALITET /

Elbasani plot për Ditën e Verës, pamjet me dron tregojnë atmosferën festive në qytet

Shkruar nga Versus

Elbasani plot për Ditën e Verës, pamjet me dron tregojnë

Si çdo vit, edhe këtë herë, Elbasani ishte epiqendra e festrimeve për Ditën e Verës, festën pagane të cilën shqiptarët e festojnë prej shekujsh si lajmëtare të stinës së pranverës.

Në qytetin e ‘’ballokumeve’’, pati organizime të ndryshme ditën e sotme duke bërë që atmosfera e festës të ndihej kudo. Pamjet me dron tregojnë një numër të madh qytetarësh që kanë mbushur sheshin kryesor dhe rrugët e Elbasanit në kremtim të Ditës së Verës.

Nuk munguan as vizitat e politikanëve në disa prej familjeve më të vjetra të qytetit ku uruan mbarësi. Versus.al

Poll