AKTUALITET /

Elton Alushi u largua nga Policia e Tiranës, Hita komandon Oliger Torbën

Burime për Versus.al bëjnë me dije se ky vendim është marrë nga drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit, Skënder Hita, pas dorëheqjes së dorëzuar nga drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi

Shkruar nga Versus

Elton Alushi u largua nga Policia e Tiranës, Hita komandon Oliger

Kryepolici Oliger Torba është komanduar drejtues i Policisë së Tiranës.

Burime për Versus.al bëjnë me dije se ky vendim është marrë nga drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit, Skënder Hita, pas dorëheqjes së dorëzuar nga drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.

Pritet që në orët në vijim të ketë edhe një njoftim zyrtar lidhur me ndryshimet në drejtimin e Policisë së Tiranës.

Elton Alushi kishte drejtuar Policinë e Tiranës prej afro dy vitesh, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan në paraqitjen e dorëheqjes së tij.

Oliger Torba u emërua një muaj më parë në pozicionin e ish-zv/drejtorit të Policisë së Tiranës, duke lënë detyrën që mbante më herët, atë tëe zv/drejtorit të policisë së qarkut Fier. Versus.al

Poll