
Një çift shqiptar është dënuar në Britani e Madhe me nga 2 vite e 7 muaj burg, pasi autoritetet britanike zbuluan në banesën e tyre në Birmingham një sasi të konsiderueshme kanabisi dhe një shumë të madhe parash cash.
Të dënuarit janë Kristian Lleshi, 35 vjeç, dhe Xhuljana Trimi, 29 vjeçe, të cilët u arrestuan rreth një vit më parë.
Sipas hetimeve, gjatë kontrollit në banesë janë gjetur rreth 9 kilogramë kanabis të ndarë në pako, të fshehura në pjesë të ndryshme të shtëpisë, përfshirë papafingon dhe ambientet pranë shkallëve.
Gjithashtu, autoritetet sekuestruan 51,450 paund cash, si dhe sende me vlerë, mes tyre bizhuteri ari dhe artikuj luksozë.
Sipas raportimeve të BBC, një nga të dënuarat ka deklaruar se nuk kishte dijeni për praninë e drogës apo parave në banesë, ndërsa hetuesit kanë paraqitur si prova edhe komunikime dhe aktivitete në rrjetet sociale që sipas tyre tregojnë një lidhje më të hershme mes çiftit.
Autoritetet britanike vijojnë hetimet dhe theksojnë se raste të tilla janë pjesë e goditjeve kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.Versus.al

