AKTUALITET /

Dosja “Aruba”, SPAK zbardh komunikimet në SkyEcc. Korrieri i kokainës dhe parave të drogës lëvizte me makinat e trupit diplomatik

Sipas SPAK, një person i dyshuar si korrier për transportin e kokainës dhe shumave monetare nga Anvers drejt Zvicër, dyshohet se ka përdorur status diplomatik dhe automjet me targa CD gjatë lëvizjeve të tij

Shkruar nga Versus

Dosja “Aruba”, SPAK zbardh komunikimet në SkyEcc. Korrieri i

Në dosjen hetimore të  SPAK për takimin e bosave të kokainës në ishullin e Arubas, thuhet se mes emrave të përfshirë në trafikun e kokainës janë dhe persona  me lidhje diplomatike në rrjete të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe pastrimit të parave.

Sipas materialeve të hetimit të SPAK dhe BKH, një person i dyshuar si korrier për transportin e kokainës dhe shumave monetare nga Anvers drejt Zvicër, dyshohet se ka përdorur status diplomatik dhe automjet me targa CD gjatë lëvizjeve të tij.

Në qedër të hetimeve janë komunikime të zbërthyera nga platforma e enkriptuar SkyECC, të cilat janë vlerësuar si prova nga Gjykata e Posaçme dhe kanë shërbyer për lëshimin e 20 urdhër-arresteve.

Në bisedat e përfshira në dosje përmenden koordinime për transport të lëndës narkotike drejt Zvicrës, si dhe referenca për persona që lëvizin me status të posaçëm dhe “delegacione”, çka sipas hetuesve ka ngritur dyshime për përdorimin e mbulesave diplomatike në aktivitetin kriminal.

Ngjarjet e përshkruara në dosje datojnë rreth vitit 2020, periudhë kur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme drejtohej nga ish-ministri Gent Cakaj.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende publike detaje të tjera mbi identitetin e plotë të personave të përfshirë apo rolin e saktë të secilit në skemën e dyshuar.

Pjesë nga dosja ARUBA

Personi nën hetim A.R., siç është evidentuar edhe më sipër, ka përdorur dy PIN-e për të komunikuar në SkyECC, konkretisht 30T4KH dhe LOS9EF. Në komunikimin e mëposhtëm, të datës 08.08.2020, A.R. (30T4KH) i shkruan personit nën hetim A.H. (7B9F5E): “Te henen vjen ai cd ti mari 5 per ne zvicer vlla sic folem te vij ti mari si thua?”.

Nga analiza e këtij komunikimi, nisur nga fakti se personi nën hetim A.R. i shkruan “se do vijë ai me cd”, krijohet dyshimi se personi nën hetim mund të bashkëpunojë me shtetas që lëvizin me targa diplomatike.

Në vijim, në datën 10.08.2020, A.R. e kujton sërish A.H lidhur me personin që do të marrë lëndën narkotike për në Zvicër dhe i thotë se në orën 12 do të jetë në Anvers.

Në datën 09.07.2020, A.R. shkruan: “Cpb vlla ato leket e zvicres jan te gjitha gati po mthot nurja po puna esht qe ai shoferi cd nuk shkon dot deri ne fund jav ke njeri ti atje me ti derzu?; Leje leje ate po i them atij k.t.; Fol mos ke njeri ti per shpejtesi se po flas dhe un.; Esht me i delegacjon ai mthot nurja prandaj nuk leviz dor”. Ky komunikim na provon faktin se shtetasi që ka marrë lëndën narkotike në datën 10.08.2020 në Anvers, me qëllim transportin në Zvicër, është në fakt i punësuar pranë ndonjë trupe diplomatike. Gjithashtu, në datën 10.08.2020, A.R. i shkruan sërish…

Poll