
Tiranë- Policia ka ndërhyrë në një ambient të përshtatur për mashtrimin e qytetarëve të huaj me call center në Selitë. Për pasojë janë arrestuar 3 persona, ndërsa janë proceduar penalisht dy gra që ishin të punësuara. Gjithashtu janë shpallur në kërkim dy personat që e kishin marrë me qira ambientin ku zhvillohej veprimtaria kriminale.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në një ambient në Selitë, që ishte përshtatur si call center. Në këtë ambient, janë kapur në flagrancë shtetasi K. S., i dyshuar si menaxher i kësaj veprimtarie, dhe 4 punonjës, të cilët mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.
Nga hetimet dyshohet se ambienti ishte marrë me qira nga shtetasit E. S. dhe A. K. me qëllim për ta përdorur për këtë veprimtari të kundërligjshme.
Në vijim të veprimeve procedurale:
-u arrestua në flagrancë shtetasi Klaudio Sulejmëni, 25 vjeç;
-u arrestuan shtetasit Franko Karemani, 24 vjeç dhe Eriglen Arapi, 25 vjeç, punonjës;
-nisi procedimi penal për shtetaset E. Sh., 22 vjeçe dhe E. Z., 19 vjeçe, punonjëse;
-u shpallën në kërkim shtetasit E. S., 34 vjeç (vëllai i K. S) dhe A. K., 35 vjeç. Punohet për kapjen e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al
