AKTUALITET /

EMRAT/ Tre muaj hetime për goditjen e grupit të trafikut të armëve në Kamëz, 2 të arrestuar

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Tre muaj hetime për goditjen e grupit të trafikut të

Tiranë- Dy persona janë arrestuar nga policia në Kamëz nën dyshimin se janë pjesë e një grupi që merrej me shitjen e armëve të zjarrit. Ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim.

Në pranga kanë rënë Bledar Jella, 29 vjeç dhe Xhemal Shehi 60 vjeç, ndërsa policia është në kërkim të S.C, 29 vjeç, të tre me banim në Kamëz.

Janë dashur tre muaj hetime me metoda proaktive për të bërë të mundur zbardhjen e veprimtarisë kriminale të grupit. Policia ka sekuestruar dy pistoleta të cilat dyshohet se do të shiteshin në Tiranë.

Hetimet po vijojnë për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe anëtarëve të tjerë të grupit. Versus.al

Poll