AKTUALITET /

EMRI/ Akuzohet nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte drogë, ekstradohet nga Belgjika 41-vjeçari

Hetimet e SPAK kanë zbuluar se Edson Jozwik, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë periudhës qershor–nëntor 2020, ka trafikuar rreth 160 kg cannabis sativa nga Shqipëria në Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Shkruar nga Versus

EMRI/ Akuzohet  nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal që

Është ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë ditën e sotme 41 vjeçari Edson Jozwik, i njohur edhe si Edson Pjetri, 41 vjeç, i akuzuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.

41 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grup kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar se Edson Jozwik, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë periudhës qershor–nëntor 2020, ka trafikuar rreth 160 kg cannabis sativa nga Shqipëria në Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

I ekstraduari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ndërsa Policia e Shtetit thekson angazhimin e saj të vazhdueshëm për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe luftën kundër kriminalitetit të organizuar.

Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi me homologët për finalizimin e ekstradimeve të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kapur jashtë vendit.

Ekstradohet nga Belgjika, një shtetas i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Brukselit, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Belgjika në Shqipëri, i shtetasit Edson Jozwik alias Edson Pjetri 41 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grup kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë periudhës qershor-nëntor 2020, ka trafikuar rreth 160 kg lëndë narkotike cannabis sativa, nga Shqipëria në Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.Versus.al

Poll