AKTUALITET /

EMRI/ Humbi jetën pas rrëzimit nga lartësia në aeroportin e ri të Vlorës, arrestohet administratori i kompanisë

Shkruar nga Versus

EMRI/ Humbi jetën pas rrëzimit nga lartësia në aeroportin e

Një punëtor humbi jetën pas rrëzimit nga lartësia teksa ishte duke punuar në kantierin e ndërtimit në aeroportin e Vlorës.

Viktima është Dorian Hasani, 38 vjeç, i cili ishte punonjës i një kompanie ndërtimi që po punon në projektin e aeroportit.

Njoftimi i policisë:

Pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, është arrestuar në flagrancë shtetasi D. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili mban detyrën e administratorit të kompanisë së ndërtimit.

Gjithashtu, ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit U. S., 41 vjeç, po nga Tirana, me funksion përgjegjës i punimeve. Sipas Policisë, këta dy persona dyshohet se kanë shkelur detyrimet ligjore për masat e sigurisë në punë, duke sjellë si pasojë vdekjen e punonjësit.

Sakaq, materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

Kujtojmë se kjo nuk është ngjarja e parë tragjike që ndodh në këtë kantier ndërtimi. Më 17 janar të këtij viti, Nusret Xhoka, një punëtor 60-vjeçar nga Dibrës, humbi jetën rreth orës 21:20, pasi u godit nga një fadromë që po drejtohej nga një koleg i tij, Rrahman Sllamniku nga Prishtina. Të dy punëtorët ishin pjesë e kompanisë ndërtuese “2A Group”.

Gjatë fazave të ndërtimit të aeroportit, ka patur edhe incidente të tjera, me disa punëtorë që kanë pësuar lëndime, duke ngritur shqetësime të mëdha për respektimin e masave të sigurisë në punë. Në të kaluarën, punonjës të ndryshëm kanë protestuar, madje kanë bllokuar hyrjen e kantierit për shkak të vonesave të vazhdueshme në pagesat e tyre.

Kompania e angazhuar për ndërtimin e aeroportit, “Mabco Constructions SA”, është në pronësi të biznesmenit Behgjet Pacolli. Ndërtimi i aeroportit është gjithashtu nën kritikë nga organizata vendase dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit, të cilat paralajmërojnë se projekti po shkakton dëme të konsiderueshme në zonën e mbrojtur të Lagunës së Vjosë-Nartës dhe në ekosistemet e saj të brishta./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: