AKTUALITET /

EMRI/ Ishte shpallur në kërkim, gjendet i pajetë 23 vjeçari shqiptar

Shkruar nga Versus

EMRI/ Ishte shpallur në kërkim, gjendet i pajetë 23

23 vjeçari Valentin Volaj është gjetur i pajetë në Gjermani. Që prej datës 9 nëntor familjarët e kishin shpallur në kërkim, ditën e sotme konfirmuan se ai ka ndërruar jetë, por rrethanat ende vijojnë të mbeten të paqarta.

Sipas dëshmitarëve Volaj ishte larguar nga banesa ku jetonte në Bremen rreth orës 4 të mëngjesit dhe nuk ishte kthyer më. Familjarët raportuan se ai në banesë kishte lënë të gjitha sendet personale së bashku me një letër lamtumire.

Dyshohet se i riu po kalonte një periudhë të vështirë emocionale dhe përballej me stres dhe gjendje të rënduar psikologjike.

Familjarët kërkuan ndihmën e policisë për të bërë të mundur gjetjen e tij në zonën e Sodenmattsee ku dhe u zbulua trupi i pajetë i të riut./Versus.al

Poll